Ç'po ndodh mes tyre? Arbenita sapo na dha një sinjal ndaj zërave për ndarjen nga Fero

Vazhdon telenovela mes Arbenitës dhe Feros. 

Javën që lamë pas ata pushtuan mediat, pasi u aludua se mund të jenë ndarë, dhe pse ndarjet e ribashkimet mes tyre kanë qenë të shpeshta.

Ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale dhe që prej pushimeve që kaluan bashkë në gusht, nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. 

Ndërkohë, pas këtyre zërave Fero ka çaktivizuar llogarinë e tij kurse modelja postoi një thënie që linte të kuptohej se ishte e mërzitur dhe po kalonte një periudhë të keqe. 

E teksa të gjithë i përforcuam dyshimet se mes tyre ka ndodhur sërish një krisje, Arbenita i ka dhënë një drejtim tjetër ‘serialit’ ditën e sotme.

Ajo ka postuar një meme në Instastory, në të cilën thuhet:

"I dashuri:

Unë: Do më flisje po të dukesha kështu? (fytyrë qesharake)"

Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë në rrjet përflitet flitet për një ribashkim të mundshëm mes tyre.