FOTO/ Juventusi me debutime kundër Sampdorias, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Juventus-Sampdoria për javën e parë të sezonit 2020-2021 në Serinë A.

Dejan Kulusevski dhe Waston McKennie do të debutojnë zyrtarisht sot me fanellën e kampionëve të Italisë.

Në formacionin zyrtar të takimit, i cili nis në orën 20:45, është dhe i riu Gianluca Frabota dhe Aron Ramsey, ndërsa blerja e merkatos Arthur Melo është lënë në stol.

Tekniku Andrea Pirlo debuton në këtë sfidë si trajner i Juventusit.