Pamje nga SYRI TV/ Krisma në Astir, plagoset një person me armë zjarri

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen e Astirit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet për një person të plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet akoma i ditur. 

Policia ka mbarritur në vendngjarje për të hetuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.