Deklarata e fortë e Gattusos: Ky nuk është futboll

Trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, thotë se ende nuk kemi të bëjmë me futboll, pavarësisht pranisë së 1000 tifozëve në stadium.

Qeveria italiane ka dhënë dritën jeshilë për të rihapur stadiumet, ku do lejohen vetëm 1000 tifozë.

“Është sërish një sport ndryshe. 1000 apo asnjë nuk ndryshon asgjë. Tani ky nuk është futboll, ne e bëjmë sepse jemi profesionistë, por tifozët janë futbolli”, tha Gattuso në konferencë për shtyp.