Vidal mbërrin sot në Milano për vizitat mjekësore, shifra e transferimit

Sipas “Sky Sport Italia”, Arturo Vidal do mbërrijë në Milano sot dhe nesër do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore tek Interi.

Zikaltrit janë pranë kompletimit të transferimit të kilianit nga Barcelona dhe nesër mesfushori pritet të kalojë vizitat mjekësore.

Ky do të ishte një rikthim për Vidalin në Serinë A, 5 vite pasi la Juventusin dhe tani do ribashkohet me trajnerin Antonio Conte.

Zikaltrit raportohet se kanë arritur marrëveshje me Barcelonën për 1 milionë euro.