Këngëtarja shqiptare zgjohet e tmerruar nga tërmeti

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka treguar së fundmi në rrjete sociale eksperiencën e saj me tërmetin.

Me anë të një statusi në tëitter këngëtarja ka treguar se është zgjuar e tmerruar në shtëpinë e saj nga lëkundjet e mëdha dhe i druhej një gjendje akoma më të keqe.

Ajo shprehet se ende po dridhej kur po shkruante këtë status për ndjekësit e saj, për të cilët shprehet se shpreson që të jenë mirë.

'U zgjova nga një tërmet, jam duke u dridhur, nuk e di çfarë po ndodh me mua. Prisja që të jetë më keq. Shpresoj që jeni mirë. Ju dua”, ka shkruar ajo.