Shkëlqeu mes të gjithëve, futbollisti i shpresave shpallet lojtari i sezonit

Futbollisti i Shpresave, Arbnor Muçolli zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e Veljes në Danimarkëm, në edicionin që lam pas.

Dhe për këtë arsye, mesfushori është zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit në ligën e parë daneze.

Këta të fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare, njoftojnë se Muçolli është shpallur si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas.

21-vjeçari u aktivizua në 26 ndeshje gjatë gjithë sezonit, ku arriti të shënojë edhe 7 gola, me skuadrën e tij që u ngjit në elitën e futbollit danez.