U bë vrasës për fjalët 'pse më sheh shtrembër', jeta luksoze që lë pas 20-vjeçari durrsak

Ky është Klodian Daci, 20-vjeçari i arrestuar nga Policia e Durrësit për vrasjes e një 39-vjeçari mbrëmjen e së premtes dhe plagosjen e djalit të tij, 19 vjeçar.

Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, Daci duket i apasionuar pas luksit dhe parave, makinave të shtrenjta e veshjeve të markave, si çanta “Louis Vuitton”, rripi ‘Gucci”, makina Chevrolet Corvette (C7).

Daci vrau me armë zjarri 39-vjeçarin Armando Baboçi, pas një sherri për shprehjen ‘pse më sheh shtrembër’ dhe plagosi të birin e tij, Erald Gjini (me mbiemër të ndryshuar)

Daci ishte me dy kushërinjtë e tij kur ndodhi ngarja, Sergio dhe Henri Tatasi, që u plagosën nga sherri që nisi me shkop bejsbolli e karrige në lagjen 13 të qytetit.