Pompeo në Greqi javën e ardhshme

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, do të vizitojë Greqinë javën e ardhshme.

Vizita e Pompeo pasqyron dëshirën e Uashingtonit për të de-përshkallëzuar tensionet në Mesdheun lindor, njofton Kathimerini.

Pompeo do të vizitojë gjithashtu bazën detare Souda të dielën e ardhshme.

Përveç marrëdhënieve Greqi - Turqi, Pompeo do të diskutojë për bashkëpunimin ushtarak me zyrtarët grekë.

Një takim me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis ka shumë të ngjarë.

Sekretari i Shtetit kishte vizituar Qipron javën e kaluar, ku bëri deklarata në favor të dialogut midis palëve të përfshira në tensionet  e detit Mesdhe.