Serie A, Roma ndalet në barazim ndaj Veronës

Është mbyllur pa fitues ndeshja mes Veronës dhe Romës.

Kryeqytetasit italian nuk morën më shumë se një barazim pa gola në sfidën kundër Veronës e vlefshme për javën e parë në Serie A.

Të dyja skuadrat kishin mundësitë e arta por pa mundur të zhbllokonin rezultatin. Pas javës së parë Verona dhe Roma ndajnë nga një pikë duke e nisur sezonin e ri me barazim.