Britania shënon 27 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19
Në 24 orët e fundit, Britania e Madhe vazhdon që të raportojë shifra relativisht të larta të të infektuarve me koronavirus.
Sipas autoriteteve shëndetësore, 27 njerëz kanë vdekur për shkak të Covid-19 në Britani.
Numri total i viktimave për shkak të virusit në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 41 759 persona.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me koronavirus në Britani ka shkuar në 4422 njerëz.
Ndërsa, të infektuarit në total për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe shkuan në 390 358 individë.