Sërish rekord në Francë/ Konfirmohen 13,498 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Të shtunën, autoritetet shëndetësore në Francë raportuan 13,498 raste të reja me COVID-19, duke shënuar një rekord të ri të infeksioneve ditore që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu 26 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, ku numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka arritur në 31 mijë.

Franca edhe gjatë ditës së djeshme pati raportuar mbi 13 mijë raste nga virusi vdekjeprurës, kështu shifra e përgjithshme e të prekurve u rrit në 442 mijë bashkë me shifrat e sotme.

Derisa shkalla e infeksionit rritet çdo ditë, rajonet dhe qytetet më të prekura në Francë kanë filluar zbatimin e masave parandaluese.

Qyteti i Nice në Riverën Franceze do të ndalojë mbledhjen e më shumë 10 personave në hapësirat publike si dhe baret do të mbyllen më herët pasi Marseille dhe Bordeaux implementuan masa të ngjashme nga e hëna.