Tensionet ‘Greqi-Turqi’/ Pompeo vizitë zyrtare dy ditore në Athinë

Në datat 25-27 shtator, Sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë Athinën.

Sipas informacioneve, në fokus të vizitës së tij do të jetë bashkëpunim strategjik mes dy vendeve

Sekretari Pompeo do të mbajë një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis ku do të diskutojë edhe për tensionet e Greqisë më Turqinë në Mesdheun Lindor.

Zyrtari amerikan pritet të flasë në një konferencë për shtyp në Selanik, ndërsa do të ndalet edhe në ishullin e Kretës.