"Mezi pres ta dëgjoni", Venera Lumani shumë shpejt me një këngë të re

Këngëtarja shqiptare Venera Lumani, përmes një postimi në Instagram, na tregoi se së shpejti do të vijë një këngë e re nga ajo.

”Pak nga pak” quhet kënga ime e re, të cilës sapo ja përfundova tekstin. Mezi pres ta dëgjoni ” ka shkruar Venera krahas fotos , teksa mban në dorë një bllok ku me sa duket brenda tij gjenden rreshtat e tekstit të këngës.

Nuk e dimë nëse kjo këngë do të vijë në bashkëpunim me partnerin e saj Lindi Islamin , por Venera na solli lajme të mira!