", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/19/auto_tdy_news_melvin_shooting_191030_1920x10801600522724.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Kthehet në tmerr festa, raportohen 14 të plagosur dhe 2 viktima

Në një masakër të vërtetë është shndërruar një festë, në ambientin e jashtëm të një vile në Rochester të Neë York.

Të paktën dy persona kanë gjetur vdekjen dhe 14 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një person hapi zjarr ndaj turmës së të rinjve që ishin mbledhur në një feste private.

Viktima kanë mbetur një djalë dh një vajzë përkatësisht 18 dhe 20 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Goodman Street” zona e Pennsylvania Avenue, raportojnë mediat vendase.

Sipas të dhënave të para, gjithçka ka ndodhur në mesnatë mes të premtes dhe të shtunës me orën lokale në Neë York. Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi autorin e masakrës

"Unë e nxis cilindo që ka informacion të kontaktojë Departamentin e Policisë Rochester," u tha gazetarëve Shefi i përkohshëm i policisë Mark Simmons.