Dritan Rexhepi nis fotografinë e tij të fundit nga Ekuadori dhe një mesazh të koduar!

Gazetari Artan Hoxha i cili ka kryer edhe një intervistë më herët me Dritan Rexhepin, i cili konsiderohet si kreu i organizatës “Kompania Bello” e cila u godit së fundmi nga një operacion i gjerën ndërkombëtarë, ka publikuar në faqen e tij një fotografi të fundit të Rexhepit.

Hoxha i cili shkruan se sapo ja kanë dërguar nga Ekuadori ku Rexhepi gjendet në burg, ka nxjerrë edhe fotografinë e një taksie në këtë shtet me targa, “0035 KÇK”, e cila sipas gazetarit jo më kot të kujton moton e kryeministrit Rama “Kap Ça të Kapësh”.

Ai gjithashtu shkruan, se uroj që të mesazhi të mos thotë, se iështë kapur vetëm një nga degëzimet e rrjetit…

Posti i plotë i gazetarit Artan Hoxha

Pas superoperacionit te zhvilluar ne 10 shtete te Europes dhe te Azise, ku u deklarua me buje se, eshte shkaterruar karteli i pare shqiptare i kokaines, me erdhen dy foto domethenese nga kryeqyteti i Ekuadorit, Kuito...

Ne foton e pare, eshte personazhi i cilesuar ditet e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar te kokaines, Dritan (Gramoz) Rexhepi, ne qeline e tij, ne burgun e sigurise se larte ne Kuito te Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014....

Praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga burgu...

Ne foton e dyte, eshte nje mesazh i koduar nepermjet nje targe te nje taksie ne kryeqytetin e Ekuadorit,

“0035 KÇK”...

e cila te kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”...

Uroj qe mesazhi te mos thote, se “eshte kapur ‘tropojani’(Eldi Dizdari) dhe rrjeti i tij, pra vetem njeri nga degezimet e kartelit, por nuk eshte shperbere karteli”...

Kampionati vazhdon...