Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e shtunë

Përshëndetje nga SH.M.U.!

Dita e shtunë prashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës.

Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.