FOTO/ Aksident në Pogradec, makina merr para shtyllën dhe përplaset me murin, një i plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Pogradec-Drilon në rrugën e re.
Një mjet tip benz i cili ka qene duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë mdriçimi dhe më pas me murin e një banese.
Për pasojë është plagosur 1 person, pasagjeri.
Sipas informacioneve ka dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje.