Rikthehen lëkundjet e tërmetit në vend, ja epiqendra dhe forca goditëse

Mbrëmjen e sotme janë ndjer lëkundje tërmeti në qendër të Shqipërisë.

Sipas EMSC, epiqendra ka qenë 19 km nga Durrësi dhe 31 km nga Tirana ndërsa është ndjerë në orën 20:30.

Po kështu nga EMSC raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter, por nga të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit raportohet për 3.1 të shkallës Rihter.