Spiropali tallet hapur: Shqiptarët funksionojnë më mirë kur janë në krizë

Fundi i mandatit qeverisës po nxjerr përditë fytyrat e vërteta të përfaqësuesve të Rilindjes që drejtohen nga Edi Rama.

Pas Sandër Lleshajt, që sot tha se nuk shembet Shqipëria se vriten disa njerëz, në darkë ishte radha e Elisa Spiropalit, ministre e Edi Ramës, që të tallet me qytetarët.

‘Shqiptarët funksionojnë më mirë kur janë në krizë’, tha Spiropali.

Deklarata e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, u bë në ‘Zonë e Lirë’. Teksa ka qenë në studio, Elisa Spiropali dhe Arjan Çuri kanë folur mbi situatën me të cilën po përballen njerëzit në vend.

‘Ka në gjithë botën një rëndim të shëndetit mendor, edhe këtu. Nuk lidhet vetëm me Covid-19, lidhet dhe me keqqeverisjen, sidomos me varfërinë. Njeriu kur është shumë i varfër, shkon tek ai moment kur nuk ka çfarë të humbasi më’, tha Arjan Çuri.

‘Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash. Funksionojnë mirë në kohë krizash, nga kriza krijojnë mundësi të reja. Mos ua qani aq shumë hallin shqiptarëve në këtë studio. Punojnë shumë, eksportojnë, tregtojnë, ndërtojnë… 

Kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Realiteti është shumë ndryshe, e pranoj dhe realitetin tënd se është një realitet meditativ’, tha Spiropali.

‘Është një realitet jashtëzakonisht objektiv…’, shtoi Çuri.