Shkop bejsbolli, karrige dhe… Ja çfarë ndodhi në Durrës pas sherrit që përfundoi me një viktimë

Nga pamjet e publikuara, duket se fillimisht ka pasur një konflikt me sende të forta si shkop bejsbolli dhe karrige, të cilat janë hedhur në rrugën përpara lokalit ku ka ndodhur ngjarja e rëndë me pasojë një të vdekur.

Mesa kuptohet, pas zënkës me mjete të forta, ngjarja ka degjeneruar me përdorimin  e armëve të zjarrit, duke i shkaktuar vdekjen një personi dhe plagosjen e të birit.

Ngjarja ndodhi në lokalin e vëllait të ish-kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako, në rrugën ‘Pavarësia’, pranë Urës së Dajlanit, ku ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, shtetasi Armando Baboçi (Gjini) i cili u plagos së bashku me djalin e tij këtë mbrëmje.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet edhe një makinë e dëmtuar që është në pronësi të viktimës.