Këngëtarja Pink në pritje të ëmbël?!

Pink, këngëtarja e njohur amerikane, është nënë e dy fëmijëve, Willow Sage vajzës 9-vjeçare dhe Jameson Moon djalit 3-vjeçar.

Së fundmi, është dyshuar se këngëtarja do të bëhet nënë për herë të tretë.

Performanca e saj në "Academy Of Country Music Awards" ishte zanafilla e dyshimeve ku këngëtarja është shfaqur me barkun më të rrumbullakosur se zakonisht.