FOTO/ Ja kush është bukuroshi që i ka rrëmbyer zemrën Fjoralba Ponarit

Fjoralba Ponari ka pranuar prej kohësh se është në një lidhje dashurie, por pa dhënë më shumë detaje. 

Megjithatë pak ditë më parë ajo nuk ka rezistuar dot dhe ka publikuar një foto krah të dashurit të saj, por duke e mbajtur ende të fshehtë portretin e tij me një ‘emoji’ zemër.

Por, më në fund është zbuluar se kush është djali që i ka vjedhur zemrën bukuroshes. 

Ai quhet Francesco Baholli, një djalosh i ri simpatik, me pasion të madh për sportet por me profesion inxhinier software.