Shorti/ Ja me kë do të përballet Drita nëse kalon raundin e 3-të kualifikues

Një tjetër skuadër shqiptare njeh kundërshtarin në rast kualifikimi në “play off” të Europa Leagues.

Fati i goglave ka vendosur që kampionia e Kosovës, Drita në rast kualifikimi ndaj Legias së Varshavës do të përballet me azerët e Qarabag.

Një short i vështirë, por si fillim Drita ka një ndeshje akoma më të vështirë në raundin e 3-të kualifikues, teksa përballen me skuadrën e madhe polake, Legia Varshavë.

Ndeshja Legia Varshvë/ Drita Vs. Karabak do të luhet më 1 tetor.