'Gjykatë Kushtetuese brenda 2020', Yuri Kim përshëndet nismën e Presidentit dhe Kuvendit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur vullnetin e Presidentit Ilir Meta dhe të Kuvendit të Shqipërisë për rëndësinë e ngritjes së shpejtë të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. “Tani” - thekson Yuri Kim në mesazhin e saj në Twitter.

“Faleminderit, President Ilir Meta dhe Kryetari i parlamentit, Ruçi, që e bëtë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale TANI. Ne jemi dakord.

Duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta realizuar këtë para fundit të vitit 2020,” nënvizon ambasadorja e SHBA-së.