Pas divorcit, Cardi B dhe Offset do të jenë miq?!
Këngëtarja e repit Cardi B dhe Offset u përfolën shumë së fundmi për shkak të divorcit.
U tha, se arsyeja pse Cardi B i kërkoi divorcin ishte pikërisht tradhëtia nga Offset.
Por jo vetëm kaq, pasi më vonë u dyshua për një fëmijë të mundshëm jashtëmartesor nga Offset.
Por, disa burime për Page Six , kanë pohuar se Cardi B dëshiron që divorci të jetë sa më miqësor dhe që nuk janë të vërteta thashethemet që qarkullojnë se Offset është babai i një fëmijë tjetër.
“Nuk ka asnjë fëmijë tjetër. Asnjë foshnjë nuk është në rrugë. Ky thashethem është super i rremë. Ajo, dëshiron që ata të dy, të kenë kujdestarinë e bashkë-prindërimit. Cardi B dëshiron që gjithçka të jetë super miqësore ”, u shpreh burimi.
Kujtojmë që dyshja janë prindër të një vajze dy vjeçare të quajtur Kulture.