U21/ Kukësi fiton në miqësoren ndaj grupmoshave të Tiranës

Kukësi U21 ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore kundër Tiranës U21.

Të besuarit e Rraman Hallaçit, kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 5-1, duke treguar edhe një herë punën e mirë që po bëhet nga stafi teknik i verilindorëve. Rraman Hallaçi me asistent Artur Beqirin dhe trajner portierësh Ermal Nexhipin, po punojnë për të përgatitur ekipin e Kukësit për fillimin e kampionatit më 4 tetor.

Golat për skuadrën e Kukësit u shënuan nga Peposhi, Balaj dhe një tregolësh i Merkos teksa u aktivizua edhe portieri i ekipit të parë, Angelo Tafas.