Hoqi dorë nga aktrimi, “Sarp” i futet biznesit

Aktori turk Çagatay Ulusoy, i njohur në Shqipëri nga roli i “Sarpit”, së fundmi i ka munguar ekranit. 

Çagatay, mesa duket ka hequr dorë nga aktrimi, duke refuzuar edhe shumë oferta, pasi ai është fokusuar tek biznesi i tij, shkruaj mediat turke.

Aktori është bashkëpronar i një kompanie që prodhon çaj të ftohtë në Amerikë, së bashku me dy miq të tij të cilët jetojnë në Los Angeles. 

“Teakina” quhet çaji i kompanisë së aktorit, dhe është mjaft i shitur. 

Gjithashtu, aktori ka hequr dorë nga roli në serialin “Barbaros” të cilin të gjithë fansat po e prisnin me padurim.