Chrissy Teigen zbulon padashje gjininë e bebit që pret

Chrissy Teigen ishte duke folur me ndjekësit e saj në Instagram, ku tha se “ai është i madh”, duke zbuluar kështu gjininë e foshnjës që po pret, nga rehatia e krevatit ku po bën regjim për shkak të problemeve që ka pasur me shtatzëninë.

Modelja mbuloi menjëherë gojën duke thënë “oops”, para se të falenderonte ndjekësit e saj për urimet gjatë kësaj kohe të vështirë.

34 vjeçarja foli për problemet me placentën e saj (të ngjashme me ato me të cilat u përball gjatë shtatzënisë me Luna dhe Miles), duke i siguruar ndjekësit të mos shqetësoheshin për bebin e saj.

“Po rritet bukur, gjithçka është mirë. Ndihem vërtet mirë, por placenta ime është vërtet, vërtet e dobët dhe kjo po më bën të kem hemoragji.

Në thelb është me rrezik të lartë dhe, e dini, kjo gjë e dobët ka hequr kaq shumë”.