Raiden festoi -2 vjetorin dhe mami Jona Spahiu paska menduar për të gjitha

Moderatorja shqiptare Jona Spahiu , u bë nënë e një djali dy vite më parë.

Raiden, quhet vogëlushi i cili ka festuar ditën e djeshme 2-vjetorin e lindjes.

Jona Spahiu është treguar ‘bujare’ dhe ka ndarë me publikun disa momente nga ditëlindja e vogëlushit.

Festa ishte private me sa duket, për shkak të emergjencës së Covid-19.

Jona ndau me ndjekësit, disa pamje në InstaStory, ku dukej se çifti kishin menduar për çdo gjë. Shtëpia e zbukuruar plot me tullumbace shumëngjyrëshe , torta dhe qirinjtë, e mbi të gjitha, qershia mbi tortë: dhuratat!

Moderatorja dhe Raiden duken mjaft të lumtur dhe kuriozë  tek përpiqen të zbulojnë çfarë ndodhet poshtë letrës së paketimit.

Një portret i lumtur familjar, ishte gjithçka i duhej kësaj feste dhe është fotoja ku Jona  dhe  Frenkli  mbajnë  të voglin, ndërsa ai ju fryn qirinjve.