Vrau ish-kunatën në sy të fëmijës, gjykata merr vendimin për Agron Tanushin

Agron Tanushi, 31-vjeçari që vrau me dy plumba pushke në sy të fëmijës, ish-kunatën e tij Jetmira Hasani është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

31-vjeçari Agron Tanushi ka dalë këtë mesditë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së kunatës së tij, 34-vjeçares Jetmira Hasani.

Seanca në gjykatë u zhvillua me dyer të mbyllura.