E bujshme/ Mbyllet marrëveshja, Bale fluturon drejt klubit të ri

Përfundon “telenovela” e Gareth Bales.

Uellsiani do të fluturojë nesër drejt qytetit të Londrës për të finalizuar transferimin e tij në formë huazimi tek Tottenhami.

Pas një dite të gjatë mes klubit anglez dhe Real Madrid dhe agjentit të lojtarit, Jonathan Barnett, është konfirmuar për Cadena SER se operacioni është mbyllur dhe zyrtarizimi pritet nga çasti në çast.

Për një vit huazim, Tottenham do të paguajë vetëm gjysmën e pagës, gjysmën tjetër Madridi.