Angela Martini shfaqet me këmbën e fashuar. Çfarë i ka ndodhur modeles?!

Për modelen e njohur Angela Martini, duket që dje nuk ishte dita e saj me fat.

Një incident i vogël , ishte me siguri arsyeja pse Angela Martini u shfaq me këmbë të fashuar pasditen e djeshme.

Me një fustan të kuq, tërheqëse dhe joshëse si gjithmonë, Angela pozoi nga një sallon bukurie, ku vëmendjen e mori këmba e modeles.

Pas disa aludimeve se çfarë mund t’i kishte ndodhur këmbës së Angelës, ajo nuk vonoi të tregonte që nuk ishte asgjë serioze dhe bëhej fjalë thjesht për një ndrydhje .

Këtë, e bëri të ditur me anë të një fotoje, ku Angela pozon nga ballkoni dhe shkruan:

“Duke bërë qejf në ballkon me kyçin e ndrydhur.”