Nis zhvendosja e 13 mijë emigrantëve në Lesbos

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qeveria greke ka nisur zhvendosjen e rreth 13 mijë emigrantëve në ishullin Lesbos.

Ata mbetën të pastrehë pas zjarrit që shkatërroi kampin e mbipopulluar në qytezën e Morias.

Emigrantët do të zhvendosen në kampin e ri në periferi të qytetit Mitilini, në zonën e Kara Tepesë, rreth 3 kilometra nga kampi i vjetër.

Emigrantët po i nënshtrohen testeve të Covid-19, teksa deri më tani rezultojnë 56 të infektuar.

Qeveria gjermane ka pranuar të marrë afro 1600 emigrantë.