Rriten rastet me COVID-19 në Gramsh/ 4 kontakte të reja nga policët dhe mësuesit e infektuar

Nga testimet që janë bërë, në qytetin e Gramshit janë konfirmuar 4 raste të infektuar me koronavirus.

Sipas informacioneve, 4 rastet janë kontakte të 8 punonjësve të policisë dhe 4 mësuesve të konfirmuar me Covid në këtë qytet, raporton abcnews.

Shifrat priten të zyrtarizohen në përditësimin e nesërm nga Ministria e Shëndetësisë.

Fatkeqësisht sot 4 pacientë të infektuar me covid nuk e fituan betejën duke ndërruar jetë, ndërkohë që janë shënuar 132 raste të reja.