VIDEO/ Drita shkruan historinë, kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Europës
Kualifikim historik i kampionëve të Kosovës, Drita e Gjilanit e sheh veten në turin e tretë të Ligës së Europës, teksa mposhti në raundin e dytë maqedonasit e Sileks me rezultatin e pastër 0-2.
Gerbeshi në minutën e 48-të dhe Limani në të 80-tën, ishin autorët e golave për skuadrën bardhekaltër, të drejtuar nga trajneri Nuhiji.
Kujtojmë që Drita në raundin paraeliminator të Champions-it, fitoi 2-1 ndaj Inter Escaldes, ndërkohë që humbi në tavolinë në raundin e parë të Champions-it ndaj Linfield, për shkak të rasteve pozitive me COVID.