'Bombë' në Kategorinë e Parë, FSHF përjashton dy ekipe dhe ndryshon formulën e kampionatit

“Bombë” në Kategorinë e Parë, FSHF vendos të përjashtojë për sezonin 2020-2021 dy klube për shkak se nuk përmbushin asnjë kriter për të vazhduar garën.

Komisioni i Licencimit në FSHF ka vendosur që Elbasani dhe Erzeni i Shijakut të zbresin në Kategorinë e Dytë. Në këto kushte, duke qenë se mbeten vetëm 16 ekipe nga 18 që ishin, FSHF pritet të ndryshojë edhe strukturën e Kategorisë së Parë.

Pra, nuk do të ketë skuadra që do të ndahen në dy grupe, por thjesht një kampionat me 16 ekipe. Gazeta mëson se Erzeni dhe Elbasani kanë të drejtë apelimi pas këtij vendimi drastik të Komisionit të Licencimit, që i zbret në Kategorinë e Dytë. (panoramasport).