Maqedoni me shifra të larta përsëri, 186 të infektuar dhe 7 viktima nga Covid 19

Ministria  shëndetësisë në Maqedoninë e veriut ka kryer në 24 orët e fundit 1 674 teste te personat e dyshuar të prekur me koronavirus dhe janë konfirmuar 186 të infektuar.

Shkupi vijon të jetë qyteti që ka rekord me të infektuar, sot ka regjistruar 56 të prekur.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar plotësisht 85 pacientë dhe kanë humbur jetën 7 të tjerët.

Që nga fillimi pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë kryer 171 155 testime dhe janë konfirmuar 16 274 të infektuar.

numri i pacientëve të rikuperuar është 13635, numri i vdekjeve është 675, dhe aktualisht numri i rasteve aktive është 1964.