U dënua me 4 vite burg për tjetërsim pronash, reagon Fran Frrokaj: Nuk kam dijeni!

Ish kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar me 4 vite burg pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim Detyre”. I kontaktuar nga SYRI TV, ish kryebashkiaku u shpreh: 

'Nuk kam dijeni. Do flas me avokatin tim'.

Të përfshirë nën akuzën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit janë edhe zyrtarë të tjerë. Ish kryetari i qarkut Lezhë, Gjok Ndoka është dënuar me 4 vite burg, ndërsa nënkryetari Enver Hafizi është dënuar me 1 vit burg.

Fran Frrokaj ishte kryetar i Bashkisë së Lezhës me Partinë Demokratike i zgjedhur në vitin 2015.