Koeman flet për të ardhmen e Suarez: Nëse qëndron, një lojtar më shumë!

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka biseduar me sulmuesin Luis Suarez për të ardhmen e uruguaianit. Suarez është në qendër të spekulimeve rreth largimit të mundshëm nga “Camp Nou”.

“Kam biseduar me Suarezin. Do të shohim nëse është në rrugën e largimit ose jo”, deklaroi Koeman pas ndeshjes miqësore me Girona.

“Ne gjithmonë kemi thënë se respektojmë kontratat dhe nëse mbetet këtu atëherë ai do të jetë një futbollist më tepër në ekipin tonë”, u shpreh holandezi.