FOTO-EMRI/ Mjeku ndërron jetë nga Covid në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

Një mjek mësohet se ka humbur jetën ditën e sotme nga Covid-19. Ai është Sefer Dervishi.

Dervishi mësohet se kishte disa javë që ishte shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Ndërkohë, raportohet se mjeku vuante edhe nga disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID-19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!" njoftoi MSH.