Nga Gramshi në Delvinë/ Koronavirusi shpërthen në kopsht e shkolla

Gjashtë raste me Covid-19 janë konfirmuar ditën e sotme në Gramsh. Mes tyre është një mësuese në shkollën “35 Vjetori”.

Ndërsa dy raste të tjera janë kontakte të punonjësve të policisë të konfirmuar më parë me Covid-19, në komisariatin e policisë Gramsh.

Deri më tani, në Gramsh rezultojnë të infektuar me koronavirus rezultojnë 8 punonjës të policisë dhe 4 mësues.

Ndërkohë pas një kohe të gjatë pa raste me koronavirus në Delvinë, ditën e sotme janë identifikuar 3 të infektuar.

Rastet janë shënuar në kopshte dhe çerdhe, ku burimet informojnë se të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues.

Përkatësisht është konfirmuar një edukatore kopshti në fshatin Fushëvërri, një mësuese në shkollën e qytetit, ndërsa sanitarja nga një kopsht në qendër të qytetit.