EMRAT/ Makina e OSHEE-së u shkatërrua plotësisht, kush janë 3 të plagosurit rëndë
Janë zbuluar emrat e 3 personave që u plagosën rëndë këtë pasditë në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Ura Vajgurore, pranë fshatit Moravë.
Ata janë Erjon Brahimaj që udhëtonte në mjetin tip Benz; Albjon Çela i cili drejtonte automjetin tip Skoda të OSHEE-së si dhe pasagjeri në automjetin e OSHEE-së, Eduart Bushi.
Deri më tani raportohet se të 3 personat ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Ndërsa siç u raportua edhe më herët përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë shkatërruar plotësisht nga përplasja e fortë.
Shkak i aksidentit raportohet se është bërë parakalimi i gabuar dhe me shpejtësi i mjetit tip Benz 250 që udhëtonte nga Berati në drejtim të Urës Vakgurore.
Ndwrsa automjeti Skoda i OSHEE-së udhëtonte nga Ura-Vajgurore në drejtim të Beratit.