VIDEO/ Për të vënë duart në kokë! Shihni rastin që humb sulmuesi algjerian

Teji Savanier me dy golat e tij i dhuroi tri pikët skuadrës se drejtuar nga Michel Der Zakarian. Golin e vetëm për miqtë e shënoi, Memphis Depay.

Në këtë ndeshje kishte shumë raste për të shënuar dhe një i tillë u regjistrua në minutën e 24-rt, ku protagonist ishte Andy Delort, i cili kishte një shans të artë për të realizuar.

Sulmuesi algjerian goditi me kokë pas një krosi të ardhur nga krahu i djathtë, portieri Anthony Lopes i Lyon priti topin, që u rikthye sërish te 28-vjeçari Delort.

Ky i fundit e kishte tmerrësisht të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë, por, për çudinë e të gjithëve, gabon duke e nxjerrë topin jashtë! Për të mirë, Montpellier realizoi dy gola më pas dhe ia doli të siguronte tre pikët.