Takimi radhës Kosovë-Serbi/ Lajcak njofton temat që do diskutohen nesër në Bruksel
Ditën e sotme, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak është shprehur se në takimin e nesërm, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe rregullimet ligjore për komunitetin minoritar.
Nëpërmnjet një postim në Twitter, Lajcak njofton se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjek këto tema.
“Presidenti Vuçiç e kryeministri Hoti janë pajtuar që ekipi negociator të ndjekë marrëveshjet për pretendimet financiare dhe rregullimet ligjore për komunitetin minoritar. Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diksutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin minoritar në ditët në vijim,” shkruan Lajcak në postimin e tij.
Pres Vu?i? & PM Hoti agreed their negotiators will follow up on settlement of mutual financial claims & arrangements for non-majority community. Both topics are v.complex.That’s why we will discuss financial claims tomorrow & arrangements for non-majority community in coming days
— Miroslav Laj?ák (@MiroslavLajcak) September 16, 2020