", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/16/auto_Screenshot_41600268460.jpg", "width": 900, "height": 469 } }

VIDEO/ E kryer: Marash Kumbulla ‘zbarkon’ në Romë

Më në fund, pas shumë e shumë diskutimesh, Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka mbërritur në kryeqytetin italian për të nënshkruar kontratën me skuadrën e Romës, e cila kishte shfaqur interes kohët e fundit.

Rreth orës 16:40, Kumbulla mbërriti në Romë, ndërsa mediat italiane publikuan fotot dhe videot e para të mbrojtësit shtatlartë.

Pas testeve mjekësore, djaloshi nga Malësia e Madhe pritet të nënshkruaj edhe kontratë, që do ta lidhë me verdhekuqtë për 5 vitet e ardhshme.

Pavarësisht bisedimeve të shumta mes drejtuesve të Veronës dhe atyre të Interit e Lazios, presidenti Setti nuk priti më dhe pranoi ofertën e klubit kryeqytetas me Romën që i paraqiti një marrëveshje për huazimin 1-vjeçar të 20-vjeçarit me detyrim blerjeje sezonin e ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.