FOTO/ Bekim Balaj rikthehet me dy gola tek Grozni

Bekim Balaj ka shkëlqyer në miqësoren që ekipi i tij Terek Grozny e fitoi 3:1 ndaj FC Zbrojovka Brno

Balaj fillimisht shënoi golin e epërsisë për 2:1 në minutën e 50’te, teksa në minutën e 62’të shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për Terek Grozny për rezultatin përfundimtar 3:1.

Kujtojmë se për Terek Grozny luajnë edhe sy shqiptarë tjerë, ylli i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha dhe ai i Shqipërisë, Odise Roshi.