E përndiqte prej kohësh, një burrë futet në shtëpinë e këngëtares së njohur

Katy Pery, është bërë nënë në muajin gusht të këtij viti. Por mesa duket, nënën e re nuk po e lënë të qetë. 

Një person, ka përndjekur dhe sulmuar këngëtaren e njohur. 

Ndaj këtij personi, është dhënë udhër ndalimi, pasi hyri në banesës e Katy-t. 

Në dokumentet e gjykatës, thuhet se këngëtarja ka marrë urdhrin mbrojtës ndaj një burri të quajtur, William. 

Ky urdhër pritet të mbrojë bashkëshortin e saj, Orlando Bloom, djalin e tij, Flynn dhe vajzën e tyre të vogël, Daisy.

Katy ka treguar se personi në fjalë ka kaluar gardhin e shtëpisë së saj në Beverly Hills në 8 shtator, ndërkohë që ajo ndodhej brenda bashkë me Orlandon dhe Daisyn. 

William ka kërcënuar edhe më parë Orlandon në “Twitter” dhe Katy ka pranuar se ndihet e rrezikuar për shkak të tij.

“William ka bërë kërcënime në Twitter duke shkruar se dëshiron t’i këpusë qafën Orlandos dhe më ka sharë mua në postime të ndryshme. Ai ka hyrë në pronën time dhe përbën një rrezik të vërtetë për të gjithë ne”, ka thënë Katy sipas dokumenteve të gjykatës. 

“Jam shumë e frikësuar se ai mund të ketë armë me vete. Jam e frikësuar për sigurinë time, të partnerit tim, fëmijës sim të sapolindur, familjes dhe miqve tanë”, është shprehur këngëtarja./Syri.net/