", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/16/auto_ferragni1600252498.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Shpërthejnë kritikat ndaj Chiara-s: Klloun, s'ka lidhje me ty ky çmim

Blogerja e njohur, Chiara Ferragni po përballet me kritika të shumta ditët e fundit, pas çmimit të “Luanit të artë” të dhënë nga kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro.

Të shumtë janë ata që shprehen se kontributi i Chiara-s për promovimin e Italisës, s'ka lidhje me figurën e blogeres.

Një ndjekës i shkruan: "Nga gjëra të tilla, ne e kuptojmë se sa ka rënë Italia dhe ka humbur besueshmërinë ... luani i artë për një bloger .... ku do të përfundojmë".

Ndërsa një tjetër thotë: "Përkrahëse e madhe e Italisë? Por dje e ke quajtur "një vend m*ti" ... klloun".

Ajo u nderua me këtë çmim për “angazhimin qytetar të demonstruar për Italinë në këtë periudhë të jashtëzakonshme, duke u kujtuar të gjithëve bukuritë me të cilat arti, kultura dhe tradita italiane janë të pasura dhe për zgjedhjen e qytetit të Venecias si një thesar për ta bërë të njohur për publikun e saj ndërkombëtar”.

Me anë të një foto, blogerja shkruan se ky është vetëm fillimi dhe se ajo është një nga mbështetëset më të madha të turizmit në Itali./Syri.net/

 

View this post on Instagram

Lunch here ?? @gioiellinascostidivenezia @ifexperience #supplied

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni) on