Për herë të parë në Shqipëri, nëna 51 vjeçare mban në bark fëmijën e së bijës

Një histori e rrallë është trajtuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.

Një nënë 51-vjeçare ka vendosur të rrisë brenda trupit dhe të lindë foshnjën e vajzës së saj.

Ky vendim është marr nga gruaja nga Tirana, për t’i dhënë mundësinë vajzës së saj 28-vjeçare për të patur një fëmijë, kjo sepse e bija në moshën 17-vjeçare për shkak të një problemi me mitrën, mësoi se nuk mund të bëhej me fëmijë.

Pasi i janë drejtuar një mjeku, nëna  ka marr vendimin, që fëmijën e vajzës dhe bashkëshortit të saj ta mbajë në trupin e saj, dhe kur foshnja të lindë, do ta kthejë tek e bija.

Ky proces, i njohur si surrogaci praktikohet në disa vende të botës, ndërsa në Shqipëri nuk ka ende një bazë ligjore që e rregullon këtë process.Opinion